Basketboll

DAVIS E JAMES SHKËLQEJNË PËR FITOREN E LAKERS DHE 1-1

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers e kanë fituar përballjen e dytë gjysmëfinale në perëndim, ndaj Houston Rockets.

Një lojë e dytë krejtësisht e ndryshme e Lakers nga ajo e para prodhoi fitoren, 117-109, për ekipin e Frank Vogel ndaj Houston Rockets në flluskën e NBA-së të vendosur në Orlando dhe fitorja e së dielës e Lakers, tashmë barazoi gjysmëfinalen e parë të Konferencës Perëndimore në NBA.

Anthony Davis ishte më i miri tek Lakers në fitore duke realizuar, 34 pikë dhe 10 kërcime. Ndërsa LeBron Jamesit i mungoi vetëm një asist për shifrat magjike triple-double, sepse arriti 28 pikë, 11 kërcime e 9 asiste.

Ndërsa tek Houstoni s’mjaftuan për fitore, James Harden me 27 pikë e 7 asiste, por as Eric Gordon me 24 pikë.

Ndeshja e tretë mes skuadrave, është caktuar të luhet më 9 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=iu0pG7zqkwc

Komentet janë të mbyllura.