Basketboll

RAHOVECI TRIUMFON THELLË NDAJ PRISHTINËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër përballjet kryesore të xhiros së tretë, ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, ju ka takuar më lehtë se që është pritur, ”vreshtarëve”.

Ekipi i drejtuar nga Bujar Loci, ka triumfuar në ‘Mizahir Isma’ ndaj Sigal Prishtinës me rezultat konsiderueshëm të thellë prej, 83-62.

Sa i përket historikut të ndeshjes së sontme, vendasit nga Rahoveci e kishin avantazhin përgjatë gjithë kohës, duke fituar tri periodat kryesore të takimit(18-10, 24-21, 28-15) e Prishtina e fitoi vetëm çerekun e tretë dhe atë ngushtë(13-16) gjë që nuk ishte e mjaftueshme për fitore dhe në fund, Rahoveci me meritë triumfoi në këtë ndeshje.

Më të merituarit për këtë fitore të Rahovecit sonte ishin tre amerikanët e ekipit: Isaiah Traylor me 30 pikë, 3 kërcime e 4 asiste, por u dalluan edhe Amadi Ikpeze me double-double monstruoz prej 16 pikëve e 24 kërcimeve dhe Marvin Jones me 16 pikë poashtu.

Tek Prishtina s’mjaftuan për fitore, Altin Morina me double-double 15 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 14 pikë dhe Arian Qallaku me 10 sosh.

Rahoveci tash ka dy fitore e një humbje. Ndërsa, Prishtina të kundërtën me vetëm një fitore e dy humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.