Basketboll

FERONIKELI E NISË ME FITORE LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit që sivjet do të jetë pjesë e Ligës së parë e ka nisur me fitore stinorin e ri të kësaj gare.

‘Industrialistët’ e prirë nga Blerim Krasniqi, kanë arritur që si vendas të triumfojnë ndaj Megasportit me rezultat të përgjithshëm, 87-72.

Endrit Ibrahimi me 23 pikë e Engjull Sollova me 18 sosh(prej tyre 4/4 për tre pikë), ishin dy lojtarët më të dalluar në fitoren e Niklit sonte.

Tek Megasports s’mjaftuan për fitore, Ensar Muriqi me 18 pikë e Edison Krasniqi me double-double, 17 pikë e 17 kërcime.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.