Basketboll

XHIRO E SHTYER E SUPERLIGËS, VAZHDON KËTË MESJAVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e katërt e Superligës së Kosovës e shtyer në fundjavën që lamë pas, do të zhvillohet këtë mesjavë.

Të mërkurën luhet sfida hapëse e xhiros së katërt, ku takohen Vëllaznimi dhe Trepça. Këto dy skuadra në mesjavën e kaluar shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja mes tyre do të jetë shumë interesante.

Ndërsa ndeshja e dytë e së mërkurës do të zhvillohet në ”Karagaçi” mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Bashkimit. Pejanët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, duke shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje. Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante.

Dhe xhiro e katërt e Superligës, vazhdon të enjtën me dy takimet e fundit në program.

Rahoveci-Ponte Prizreni është një tjetër sfidë interesante e xhiros së katërt që zhvillohet të enjtën. Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitivë. Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

Të gjitha ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion. Ndërsa rezultatin pas çdo çereku për të gjitha ndeshjet, por edhe raportet finale të tyre mund ti gjeni në portalin e vetëm në mbarë trojet shqiptare, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com.

Prince Caffe Superliga – Java 4

E mërkurë

19:00 Vëllaznimi – Trepça

19:30 Peja – Bashkimi

E enjtë

19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.