Basketboll

LLAPI BLINDON KREUN E LIGËS SË DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Llapi i Podujevës ka vazhduar me serinë e fitoreve në Ligën e dytë të Kosovës edhe këtë vikend.

Ekipi llapjan sot ka triumfuar në përballjen e zhvilluar në Podujevë, ndaj KB Dardanëve nga Dukagjini me rezultatin final të ndeshjes, 89-79 dhe kështu e ka blinduar kryesimin në këtë rang garash në basketbollin e kosovës për konkurencën seniore te meshkujt.

Në Ligën e dytë në katër vendet e para të tabelës gjenden: Llapi, Fushë Kosova, Dardanët dhe Gjakova e Re. Ndërsa në dy vendet e fundit gjenden ekipet: Gjakova dhe Dukagjini.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.