Basketboll

ALBA PËRMBYS ZENITIN DHE FITON NDESHJEN NË ÇEREKUN E FUNDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Alba e Berlinit e ka fituar përballjen më interesante të mbrëmjes, sonte në Euroligë.

Belrinezët kanë arritur të mposhtin, Lyon Asvelin me përmbysje të madhe në çerekun e fundit, pasi në tri periodat e para ishin në disavantazh, por në fund i ‘ndezën turbinat’ dhe arritën fitore të madhe, 76-75.

Lojtarët më të dalluar në këtë fitore për Albën sonte ishin, Luke SIkma me 16 pikë e Peyton Sima me 10 pikë.

Tek Asveli s’mjaftuan për fitore, Moustapha Fall me 25 pikë e Allerik Freeman me 12 sosh.

Pas kësaj xhiro’je në Euroligë, Alba pozicionohet në vendin e 16 me 2 fitore e 5 humbje, ndërsa Asveli mbetet i fundit me vetëm 1 fitore e 6 disfata.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.