Basketboll

KBF PRISHTINA PËRFORCOHET ME AULONA MUHADRIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, ka përforcuar radhët e veta me basketbollisten prizrenase, Aulona Muhadri.

Skuadra e Prishtinës, ka njoftuar para pak çastesh se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën prizrenase, Aulona Muhadri.

Muhadri prej fillimit të karrierës e deri vitin e kaluar, ishte pjesë e Bashkimit dhe për të, Prishtina do të jetë aventura e parë jashtë Prizrenit.

Ish lojtarja e Bashkimit nga Prizreni nënshkruan kontratë me klubin tonë. Muhadri luan në pozitën e qendrës, ku do të jetë një ndihmesë për ekipin tonë. Muhadri do ti bashkangjitet bashkëlojtareve tjera të ekipit së shpejti”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.