Basketboll

KJO ËSHTË LISTA E SLLOVAKISË PËRBALLË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës ditën e nesërme do të luaj përballë Sllovakisë, përballjen e vlefshme për para-kualifikimet e Kupës së Botës 2023.
Selektori i sllovakëve i cili përpos kombëtare sllovake e udhëheq edhe ekipin nga elita polake ”Zastal Enea”, kroati Zan Tabak e ka të gatshme listën e lojtarëve me të cilët do të përballet ndaj ekipit tonë edhe pse ende nuk e ka përpiluar listën me 12 lojtarë, sepse në grumbullim vazhdon të ketë 14 lojtarë deri në 12-shen finale para ndeshjes.
1.Šimon Krajčovič (Levice – Sllovaki)
2.David Abrhám (Levice – Sllovaki)
3.Martin Bachan (Levice – Sllovaki)
4.Viktor Juríček (Levice – Sllovaki)
5.Boris Bojanovský (Levice – Sllovaki)
6.Jaroslav Musil (Inter Bratislava – Sllovaki)
7.Richard Körner (Inter Bratislava – Sllovaki)
8.Michael Fusek (Inter Bratislava – Sllovaki)
9.Timotej Malovec (Inter Bratislava – Sllovaki)
10.Róbert Rožánek (Lucenec – Sllovaki)
11.Matej Majerčák (Prievidza – Sllovaki)
12.Vladimír Brodziansky (Joventut – Spanjë)
13.Tomáš Pavelka (Valencia – Spanjë)
14.Mário Ihring (Rapla – Estoni)
Jashtë 12-shes finale, pritet të mbeten: Timotej Malovec dhe Martin Bachan.
Siç mund të shihni, 11 lojtarë të ekipit janë nga elita sllovake e basketbollit, ndërsa 3 të tjerë luajnë në ligat evropiane.
Sfida ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës, luhet sonte nga ora 19:00, përderisa transmetohet direkt në Art Sport 1, si dhe Klan Kosova.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.