Basketboll

PAS XHIROS SË TRETË, KËSHTU DUKET GRUPI I KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e tretë e grupit B ku gjendet Kosova, në para-kualifikimet për Botërorin 2023 në basketboll.

Kosova sonte pësoi disfatën e parë në këto parakualifikime, por si duket grupi i saj?

Pas xhiros së tretë, në fakt janë 3 ekipe me pikë të barabarta, me nga dy fitore e nga një disfatë, por prinë Sllovakia shkaku i koshdallimit më të mirë, pastaj renditet Islanda, ndërsa e treta gjendet Kosova dhe si i fundit, mbetet Luksemburgu me të gjitha humbje, nga 3 ndeshje të zhvilluara.

Kosova të shtunën e luan ndeshjen e radhës, tash ndaj Islandës nga ora 16:00. E Sllovakia përballet me Luksemburgun.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.