Basketboll

YLLI PËRFORCOHET ME NJË QENDËR AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit, para pak çasteve ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me një lojtar të pozitës qendër.

Demetris Morant është lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit i cili është i gjatë 2.06cm dhe luan në pozitën e qendrës e që pritet të sjellë freski të madhe në trapezin e therandasve.

28 vjeçari së fundmi, ishte pjesë e skuadrës nga elita tajlandeze e basketbollit, ”Adroit” me të cilët kishte mesatare prej, 11.0 pikëve, 18.3 kërcimeve e 1.7 asisteve për ndeshje.

Morant përpos Tajlandës, ka përvojë edhe në ligat e shteteve si, Gjermani, Greqi, Hungari etj.

Pas ardhjes së Morant nga ekipi i Yllit, do të largohet qendra tjetër amerikane, Jameel McKay, që nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitje sivjet.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.