Basketboll

FITORJA E DYTË ME RADHË PËR NEW BASKETIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra prizrenase, New Basket e ka arritur edhe fitoren e dytë radhazi, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën e parë.

Ekipi i New Basketit, ka triumfuar në ”Sezai Surroi” ndaj Lipjanit me rezultat të përgjithshëm, 95-86.

Bardhi Rexha e Ardit Memqaj me nga 27 pikë, Joshua Juddine me 20 pikë, si dhe Butrint Bajraktari me 11 sosh, ishin lojtarët më të spikatur në këtë fitore të prizrenasve sot.

Tek Lipjani s’mjaftoi për fitore, performanca fantastike e Hamit Sllamnikut që realizoi plotë 41 pikë, por as Arjanit Krasniqi me 27 sosh.

Pas xhiros së tetë, New Basketi pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë, 4 fitore e 4 disfata. Ndërsa, Lipjani gjendet i fundit me 8 humbje, nga po aq ndeshje të luajtura dhe me 8 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.