Basketboll

PËRBALLJA E FUNDIT E MBETUR, SONTE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet përballja e fundit e ndeshjeve të mbetura në Superligën e Kosovës, ku na pret një duel shumë interesant.

Bëhet fjalë për sfidën, kuPonte Prizreni do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Dhe deri më tash prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, derisa prishtinasit një fitore dhe tri humbje. Takimi në Prizren pritet të jetë mjaft interesant.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 5

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.