Basketboll

SFIDA E DYTË E DITËS NË ”MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e ditës së parë të xhiros së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës zhvillohet në Rahovec.

Në palestrën moderne ”Mizahir Isma”, ekipi i Rahovecit e pret Trepçën nga Mitrovica, një ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante dhe me shumë rivalitet mes ekipeve. Deri më tani, ‘vreshtarët’ kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe tri humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 6

E martë

15:00 Rahoveci – Trepça.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.