Basketboll

PONTE PRIZRENI FITON DERBIN LOKAL NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar përballjen e rivalëve lokalë, ndaj Bashkimit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ponte Prizreni ka mposhtur skuadrën e Bashkimit me rezultat të përgjithshëm, 81-77.

Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit, duke e fituar çerekun e parë bindshëm, 19-28, por ishte kjo e gjitha çfarë pamë nga ta, sepse më pas Ponte Prizreni u këndell dhe fillimisht fitoi çerekun e dytë(19-15) dhe skuadrat shkuan në pushim me avantazh të ngushtë të Bashkimit, 38-43.

Ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Ponte Prizrenit u fut edhe më i disponuar në lojë, për ti fituar dy periodat vendimtare(23-17, 20-17) edhe pse në sekondat e fundit, Bashkimi me dy treshe me radhë të Musab Malës arriti ta ngushtojë në maksimum rezultatin(79-77), por Ponte Prizreni deri në fund u mbajt dhe me meritë triumfoi në fund.

Arti Hajdari ishte më i merituari pse Ponte Prizreni triumfoi sonte, me 28 pikë, 6 kërcime dhe 2 asiste, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Xavier Cannefax me 17 pikë dhe Josh Martin me double-double(13pk, 17krc).

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Nikola Vukcevic me 24 pikë, Musab Mala me 18 pikë, Shaq Carter me 16 pikë e Sean Hoehn me 13 pikë.

Pas xhiros së gjashtë, Ponte Prizreni ngjitet në pozitën e katërt me 9 pikë, 3 fitore e 3 humbje. Përderisa, Bashkimi pësoi edhe disfatën e pestë, karshi vetëm një fitore dhe fundoset në tabelë me vetëm 7 pikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.