Basketboll

XHIRO MBYLLET NË KRYEQYTET ME SFIDË MJAFTË INTERESANTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës mbyllet sot me një duel tejet interesant, që zhvillohet në kryeqytet.

Në këtë sfidë ndeshen, Prishtina dhe Vëllanzimi. Sigal Prishtina vije pas fitores ndaj Ponte Prizrenit e Vëllaznimi pas një pauze tri-javore. Prishtinasit kanë dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra kuqezi ka një fitore dhe katër humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 6

E mërkurë

15:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.