Basketboll

YLLI SHKARKON RADOVIÇIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e djeshme e Yllit nga Rahoveci i ka kushtuar me shkarkim, trajnerit të deritanishëm të skuadrës nga Theranda, Dragan Radoviçit.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Yllit ka njoftuar pak çaste më parë se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin malazez, Dragan Radoviç.

E filluam këtë vit të sfidave duke marrë parasysh situatën dhe provuam të organizojmë sa më mirë qe është e mundur ekipin për sezonin, 2020/2021. Mirëpo gjatë rrugës hasëm në vështirësi për të cilat ne si klub marrim përgjegjësinë para jush dhe ju kërkojmë falje për të gjitha. Pas disa rezultateve të pa favorshme për ne, klubi ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin, Dragan Radovic, Golden Eagle Ylli e falenderon Prlen, për angazhimin e tij dhe emocionet e dhuruara vitin e kaluar dhe i urojmë suksese në vazhdim. Shumë shpejtë do të ju njoftojmë për angazhimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Skuadra e Yllit u mposht dje nga Rahoveci me rezultat tejet të thellë dhe kjo disfatë nxiti reagime të shumta nga tifozët e klubit e poashtu edhe nga ikona, ish-lojtari e trajneri i dëshmuar i Yllit, Agron Berisha.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.