Basketboll

KY TRAJNER E UDHËHEQ SOT GOLDEN EAGLE YLLIN NDAJ PONTE PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit para dy ditëve, njoftoi se ka shkarkuar nga detyra e deritanishme kryetrajnerin, Dragan Radoviç.

Drejtuesit e skuadrës therandase, ende nuk kanë vendosur për emrin e ri që do ta drejtojë ekipin në vazhdim të kampionatit.

Sa i përket sfidës së sotme ndaj Ponte Prizrenit, AsistiOnline.com ka mësuar se klubin e Yllit do ta drejtojë, Endrit Elshani që deri më tani ka qenë ndihmësi i parë i Radoviçit.

Sigurisht që Elshani do ta drejtojë Yllin përkohësisht, ngase në ditët në vijim therandasit do ta emërojnë trajnerin e ri me kompetenca të plota.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.