Basketboll

PËRBALLJA E RIVALËVE TË VJETËR, SOT NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme zhvillohet përballja kryesore e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Bëhet fjalë për sfidën në mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina – Peja.  Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe pesë humbje, kurse pejanët janë në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje. Këto dy skuadra do të ballafaqohen edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës dhe sa herë që janë takuar, rivaliteti ka qenë maksimal.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 8

E enjte:

15:00 Sigal Prishtina – Peja.

/AsistiOnline.com/        

 

Komentet janë të mbyllura.