Basketboll

SOT MBAHET KUVENDI ZGJEDHOR I FBK-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, do të mbahet Kuvendi zgjedhor i FBK-së, ku do të zgjedhen strukturat e reja drejtuese të institucionit më të lartë të basketbollit në vendin tonë.

Kuvendi do të mbahet në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Për shkak të masave anti-Covid në këtë Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona të jenë në sallë, ku 39 janë delegatë. Për këtë arsye edhe numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.

Siç është bërë e ditur më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor, pasi ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet.

Komentet janë të mbyllura.