Basketboll

YLLI ARRIN MARRËVESHJE ME TRAJNERIN E NJOHUR TURK

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, pas shkarkimit të Dragan Radoviçit.

Ekipi therandas ka njoftuar sonte, se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur turk, Fatih Gezer i cili ka një karrierë tejet të sukseshme në disa shtete, ku ka luajtur rolin kryesisht të asistentit të parë.

Në fillet e karrierës si trajner, ai ishte ndihmës i ekipit, ”Pertevniyal Istanbul”, gjatë periudhës, 2011-2015. Në periudhën 2014-2016 ishte poashtu asistent i parë në ekipin e madh turk, Anadolu Efes me të cilët arriti në finale të Superliges turke(2015/2016), TOP-8 në Euroligë(2015) si dhe fitues i Kupës turke po në këtë vit.

Ne periudhën 2016-2017, Gezer karrierën e vazhdoi në Gjermani si asistent i parë ne ekipin e njohur gjerman, Alba Berlin me të cilët arriti në finale të Kupës gjermane në vitin 2016 dhe TOP-16 në EuroCup(2016).

Në njoftimin e klubit ngas Theranda, thuhet se Fatih pritet të arrijë në Suharekë shumë shpejtë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.