Basketboll

BASHKIMI TRANSFERON FUNDORIN AMERIKAN NGA NCAA

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka transferuar një lojtar të huaj të pozitës, organizator.

‘Portokallinjët’ kanë njoftuar para pak çastesh, se kanë transferuar në radhët e veta, basketbollistin amerikan, K.J.Robinson i cili luan në pozitën e organizatorit.

Robinson tek Bashkimi vije nga skuadra amerikane nga NCAA, ”Omaha Mavericks”, për të cilët ka luajtur që nga stinori 2016/17 e deri më 2019/20.

Në stinorin e fundit me këtë skuadër, ai ka pasur mesatare prej 15.2 pikëve, 2.7 asistimeve dhe 2.1 kërcimeve për ndeshje, duke pasur mesatarisht prej 32.1 minuta lojë në gjithsej 29 paraqitje.

Robinson do t’i bashkohet nesër ekipit prizrenas dhe pritet të jetë i gatshëm qysh për ndeshjen e ardhshme.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.