Basketboll

VËLLAZNIMI DHE BASHKIMI, MBYLLIN XHIRON E DHJETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja që mbyll xhiron e dhjetë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, është ajo ndërmjet, Vëllaznimit dhe Bashkimit në Gjakovë.

Vëllaznimi do të ndeshet me Bashkimin, ku të dy skuadrat hyjnë për fitore. Kuqezinjtë që janë rikthyer në Superligë, kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore dhe pesë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Xhiroja 10

E enjte

15:00 Vëllaznimi – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.