DERBI I DITËS ZHVILLOHET NË THERANDË
Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i ditës së parë të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës, zhvillohet në ”13 Qershori” të Therandës.
Bëhet fjalë për takimin shumë interesant ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Ku deri tani, therandasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit tri fitore dhe shtatë humbje.
Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.
Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
Prince Caffe Superliga – Xhiroja 11
E shtunë
15:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.