Basketboll

TREPÇA PËRFORCON TRAPEZIN, ME QENDRËN E FUQISHME AMERIKANE

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri të skuadrës, Trepça po vazhdon me përforcimin e skuadrës edhe me lojtarë.

Ekipi nga ‘qyteti i minatorëve’ sonte ka njoftuar se ka përforcuar radhët e veta me qendrën amerikane, Staphon Blair i gjatë 2.06cm.

Blair së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës, ”Fukushima” në elitën japoneze dhe ka pasur mesatare prej, 11.2 pikëve e 9.0 kërcimeve për ndeshje.

Përpos Japonisë, 27 vjeçari ka përvojë edhe në ligat e shteteve si: Rumani, Bosnje, Mal i Zi, Çeki, Portugali, Slloveni dhe SHBA.

Lojtari në fjalë nuk pritet të jetë transferi i vetëm i ekipit të Trepçës, pasi klubi pritet të forcohet edhe me disa lojtarë të tjerë në ditët e ardhshme.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.