Basketboll

BAYERNI ME FITORE TË MADHE NDAJ BARCELONËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bayerni i Mynihut e ka arritur një fitore të madhe, në kuadër të xhiros së 17-të në Euroligë, përballë një kundërshtari si Barcelona.

‘Bavarezët’ kanë triumfuar si vendas, ndaj skuadrës katalunase të Barcelonës me rezultat tejet të thellë, 90-77, që realisht para fillimit të sfidës nuk ishte pritur aspak.

Në këtë triumf shumë të rëndësishëm të Bayernit që po lufton për plejof, basketbollistët më të dalluar ishin, Wade Baldwin me 29 pikë e Paul Zipser me 16 sosh.

Tek Barça s’mjaftuan për fitore, Alex Abrines me 16 pikë e Rolands Smits me 14 sosh.

Të dyja skuadrat e mbyllin vitin 2020 me nga 11 fitore e 7 humbje në stinorin 2020/21.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.