Basketboll

CURRY NË FORMË, WARRIORS FITOJNË PËRSËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë në NBA.

Ekipi i Steve Kerr ka realizuar fitore të thellë në mesnatë, duke mposhtur me debakël skuadrën e  Sacramento Kings, 137-106.

Steph Curry edhe në këtë sfidë, shkëlqeu për Warriors duke qenë afër triple-double’it(30pk, 9krc, 8ast), por u dallua edhe Kelly Oubre Jr. me 18 pikë të realizuara.

Tek Kings me lojë të mirë u dalluan, De’Aron Fox e Harrison Barnes me nga 18 pikë, secili.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.