Basketboll

YLLI ZYRTARIZON LAJMIN E ASISTIT: KOMPLETON TRANSFERIN E KASTRATIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka zyrtarizuar transferimin e Erjon Kastratit, lajmin për të cilin e kishte botuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, disa orë më parë.

Kastrati do t’ju bashkohet radhëve të skuadrës së Yllit dhe pritet të jetë një prej transfereve më të bujshme në stinorin pranveror të basketbollit kosovar.

Ju njoftojme qe kemi arritur marreveshje me lojtarin e Perfaqesueses se Kosoves ne Basketboll Erjon Kastratin. Kastrati ka nje karriere shume te pasur ne basketbollin evropian, kryesisht ne Slloveni, ku ka djersitur fanelat e ekipeve si, Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe se fundmi Sixt Primorska. Mire se vjen Erjon”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Kastrati është përforcimi i tretë i Yllit në Vitin e Ri 2021, pas Mitchell WIlbekinit dhe Frenki Lilajt, përderisa tek therandasit ardhjet nuk pritet të ndalen me kaq.

Ndeshjen e parë për vitin 2021, skuadra e Yllit e zhvillon nesër ndaj Pejës në ”13 Qershori” nga ora 15:00.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.