Basketboll

NEW BASKETI ME PËRFORCIM TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e New Basketit nga Prizreni që bën gara në Ligën e parë të Kosovës, ka përforcuar radhët e veta me një basketbollist të huaj.

Prizrenasit kanë njoftuar se kanë transferuar në radhët e veta, basketbollistin kamerunas, Aaron Njike i cili është i gjatë 1.92cm dhe që luan në pozitën 3.

Deri më tani skuadra nga Prizreni, ka përforcuar radhët e veta edhe me dy basketbollistët vendorë, Drini Rexha dhe Arber Rushiti.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.