Basketboll

KËSHTU DEBUTOI PËRFORCIMI I RI I PRISHTINËS, SETH LEDAY

Prishtinë(AsistiOnline) – Përforcimi i ri i Sigal Prishtinës, Seth Leday të cilin ditë më parë AsistiOnline.com e konfirmoi ekskluzivisht si lojtarin më të ri të kryeqytetasve, sot debutoi me këta të fundit.

Në këtë sfidë, Seth luajti për 14 minuta dhe pati paraqitje shumë të mirë duke realizuar 14 pikë, 6 kërcime, 1 asist dhe 1 bllokadë.

Për ekipin e Sigal Prishtinës, sonte debutoi edhe kryetrajneri i ri, Dragan Radoviç dhe fatkeqësisht që të dyja ardhjet e reja të skuadrës më të trofeshme në vendin tonë, debutuan me disfatë.

Skuadra e Sigal Prishtinës në stinorin pranveror ka paralajmëruar se do të paraqitet me një fytyrë krejtësisht ndryshe, ngase vjeshta e 2020-tës, ishte ndër stinorët e mos më i dobëti në historinë shumëvjeçare të këtij klubi.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.