Basketboll

PORTLANDI ME FITORE DRAMATIKE NDAJ RAPTORS

Prishtinë(AsistiOnline) – Portland Trail Blazers e kanë arritur fitoren më dramatike të mbrëmjes në NBA.

Skuadra e Blazers që drejtohet nga trajneri Terry Stotts që nga viti 2012, ka triumfuar ndaj ish-kampionëve të NBA-së, me shifrat e ngushta dhe minimale, 112-111.

Në fakt, shënimi i CJ McCollum, 10 sekonda pa përfunduar ndeshja me shut nga gjysmëdistanca ishte vendimtar për fitoren e ekipit të Blazers e në aksionin e fundit të ndeshjes, Siakam u tregua i pasaktë nga tentimi me ‘horok’ për 2 pikë, që do mund t’ua sillte fitoren, Raptors.

CJ McCollum me 30 pikë, ishte basketbollisti më i dalluar në këtë fitore për Blazers i ndihmuar edhe nga Damian Lillard me 23 sosh.

Tek Raptors s’mjaftuan për fitore, Pascal Siakam me triple-double(22pk, 13krc, 10ast) e as Chris Boucher me 20 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.