Basketboll

DONÇIÇ SHKËLQEN PËR FITOREN E DALLASIT, RIKTHEHET EDHE PORZINGIS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas katër fitoreve rresht, Charlotte Hornets janë ndalur nga Dallas Mavericks.

Mavs në krye me fenomenin Donçiç, kanë arritur të triumfojnë ndaj Hornets me rezultat, 93-104.

Luka Donçiç ishte i pandalshëm në këtë ndeshje, duke luajtur me 34 pikë, 13 kërcime e 9 asistime, si dhe 4 bllokada, që ishte shifra më e lartë në karrierën e tij.

Në këtë sfidë për Dallasin u rikthye në ekip, pas një kohe të gjatë edhe Kristaps Porzingis që ishte i lënduar dhe kontriboi në fitoren e Mavs me 16 pikë.

Tek Hornets s’mjaftoi për fitore, Terry Rozier me 18 pikë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.