Basketboll

FENERBAHÇE TRANSFERON QENDRËN E PHILADELPHIAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Fenerbahçe ka përforcuar radhët e veta me basketbollist nga NBA.

Qendra 208 centimetra i gjatë, Kyle O’Quinn që vije nga skuadra e Philadelphias, ka përforcuar radhët e Fenerbahçes që përpos ligës vendore, merr pjesë rregullisht edhe në Euroligë.

30-vjeçari O’Quinn ka mesatare karriere prej 5.4 pikësh, 4.6 kërcimesh dhe 1.4 asistimesh me skuadrat e NBA-së si: Orlando Magic, New York Knicks, Indiana Pacers dhe Sixers përgjatë 474 ndeshjeve të zhvilluara në karrierën e tij në NBA.

Fenerbahce aktualisht ka bilanc fantastik, 5-0 në Euroligë dhe 10-10 në përgjithësi në renditjen aktuale të kësaj gare.

Skuadra turke do të mbyllë listën e transfereve për këtë sezon me O’Quinn,  ndërsa ditë më parë transferoi edhe Marko Guduriçin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.