Basketboll

SOT RIKTHEHEN ETHET E VËRTETA TË DERBIT, PRISHTINA – TREPÇA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një kohe të gjatë me emrin ‘derbi’ vetëm në letër, sot pritet të rikthehet rivaliteti i vërtetë mes Prishtinës e Trepçës, kjo për faktin se të dyja ekipet janë përforcuar shumë.

Sot do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça. Bardhekaltrit kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit tri fitore dhe 12 humbje. Bardhekaltrit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 14

E enjte

15:00 Prishtina – Trepça.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.