Basketboll

BARÇA FITON NË BEOGRAG DHE MERR KREUN E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Barcelona e ka fituar përballjen e xhiros së 21-të ndaj Crvena Zvezdës në Euroligë dhe ka marrë kreun e tabelës.

Skuadra katualunase ka arritur të mposhtë Zvezdën me rezultat solid në Beograd dhe me rezultatin final të sfidës, 60-72.

Cory Higgins me 14 pikë e Pierre Oriola me 12 sosh, u dalluan për Barçën në këtë triumf.

Te Zvezda vetëm një lojtar arriti pikë dyshifrore, Ognjen DObriç me 11 sosh.

Pas raundit të 21-të në Euroligë, Barça renditet si e para me 15 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Zvezda si e 16-ta me 7 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.