Basketboll

SUPERLIGA VAZHDON NË VIKEND ME NDESHJE INTERESANTE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë vikendit në të cilin po hyjmë, do të vazhdoj me xhiron e radhës në program, Prince Caffe – Superliga e Kosovës në Basketboll.

Edhe këtë xhiro na presin takime shumë interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, por nuk do të mungojë as në Rahovec dhe Mitrovicë.

Që në start, xhiroja hapet me derbi ku në ”Mizahir Isma”, Rahoveci e sfidon Sigal Prishtinën dhe të dyja skuadrat vijnë nga dy humbje të pësuara në mesjavë dhe synojnë këndelljen përballë njëra tjetrës.

Në po të njejtën ditë, zhvillohet edhe super-derbi i xhiros, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës. Skuadra të cilat sivjet po synojnë trofetë e në këtë takim, hyjnë për të vazhduar me fitore. Porse, cila skuadër do ta bëjë këtë mbetet të shihet.

Të dielën, dita hapet në Prizren me sfidën, ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, ekipe të cilat me fitore respektive synojnë ti ikin fundit të renditjes tabelare.

Dhe xhiro e 16-të e Superligës së meshkujve, mbyllet me sfidën e dy ekipeve, Trepça – Golden Eagle Ylli, që synojnë ta vazhdojnë formën e mirë të stinorit pranveror, ku deri më tani nga dy ndeshje të zhvilluara, kanë po aq fitore.

Superliga – Java 17

E shtunë

15:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

17:00 Ponte Prizreni – Peja

E diel

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.