Basketboll

MVP I JAVËS NGA XHIRO 19 E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Adhurues të basketbollit, dilema se kush ishte lojtari më i mirë i xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, nuk është se nuk kishim, por pasiqë Ivan Koljeviç u dallua me indeksin më të lartë nga pesëshja e javës, ai e fitoi këtë epitet.

Koljeviç udhëhoqi Trepçën drejt fitores ndaj Pejës, ku pati performancë fantastike, pasi realizoi 33 pikë, duke qenë i saktë në 4 nga 4 tentimet për 2 pikë dhe njejtë edhe nga gjuajtjet e lira(100%), ndërsa qëlloi 7 herë nga 13 tentime për treshe. Plejmejkeri i Trepçës gjithashtu ishte fenomenal edhe me topa për bashkëlojtarët e tij, ku asistoi 10 herë, ndërsa kontriboi edhe me 4 kërcime dhe vodhi 3 topa nga kundërshtarët. Këto statistika, Koljeviçit i dhanë indeksin prej +42 dhe padyshim që është
lojtari më i mirë i xhiros së 19-të.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.