Basketboll

PONTE PRIZRENI PËRFORCON TRAPEZIN PARA NDESHJEVE TË KUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka përforcuar trapezin, para ndeshjeve finale të Kupës së Kosovës, që mbahet gjatë kësaj mesjave në Suharekë.

Prizrenasit kanë transferuar në radhët e tyre, alo-qendrën amerikane, Garrius Holloman i cili është emër i njohur për opinionin e basketbollit kosovar, pasiqë para dy stinorëve ka qenë pjesë e skuadrës tjetër kosovare, Golden Eagle Ylli.

Holloman në stinorin e fundit ishte pjesë e skuadrës elitare zvicrane, ”BBC Laussanne” me të cilët kishte mesatare prej 21.8 pikë, 7.0 kërcime dhe 2.6 asiste për ndeshje.

Përveç përvojës në Zvicër, Holloman ka përvojë edhe në shtete të tjera: SHBA, Finlandë, Liban, Kosovë etj. Ndërsa tek Prizreni do ta zëvendësoj të lënduarin, Josh Martin.

Në stinorin 2018/19, Holloman luajti tek Golden Eagle Ylli në 17 ndeshje me mesatare prej, 15.4 pikëve, 8.8 kërcime dhe 2.8 asiste për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.