Basketboll

EKSKLUZIVE: RAHOVECI TRANSFERON GJIGANTIN RICK JACKSON

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po paralajmëron se nuk e ka në plan të dorëzohet sa i përket luftës për trofe në basketbollin e Kosovës.

Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com ditë më parë, ”vreshtarët” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën e fuqishme amerikane, Rick Jackson.

Jackson i gjatë 206 centimetra, nuk është emër i panjohur për basketbollin e Kosovës, pasiqë edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Pejës, duke qenë ndër lojtarët kryesorë të klubit verdhezi të cilët edhe u stolisën me Kupën e Kosovës të fituar pikërisht në Rahovec.

Ricky në edicionin e kaluar me Pejën në 6 ndeshje të zhvilluara luajti me mesatare, 10.3 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.0 asiste për ndeshje.

32 vjeçari nga Philadelphia e SHBA-ve, ka karrierë tejet të spikatur duke luajtur në liga të respektuara të shteteve të ndryshme nëpër botë si: Argjentinë, Francë, Izrael, Rusi, Uruguai, Venezuelë, Kili, Filipine, Republikë Dominikane etj.

Me këtë transfer të spikatur, skuadra e Rahovecit pritet të jetë njëra prej skuadrave favorite për trofe në basketbollin e Kosovës gjatë këtij edicioni.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.