Basketboll

KB PRISHTINA ME KËRKESË ZYRTARE DREJTUAR ABA LIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina i ka dërguar një kërkesë zyrtare, njërës nga garat rajonale më të forta të basketbollit në botë, ABA Liga.

Drejtuesit e rinjë të klubit nga kryeqyteti, kanë bërë kërkesë zyrtare ndaj udhëheqësve të Ligës Rajonale ABA me qëllim të përfshirjes së klubit prishtinas në këtë garë.

Miq të dashur, adhurues të klubit tonë dhe të sportit. Klubi ynë i është drejtuar përsëri udhëheqësve të Ligës Rajonale ABA me qëllim të përfshirjes së klubit tonë në këtë ligë. Shpresojmë që në një të ardhme të afërt gjërat të lëvizin pozitivisht, sepse Prishtina dhe klubet e Kosovës meritojnë të jenë pjesë e kësaj gare”, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti.

Të kujtojmë se edhe më herët, skuadra e Prishtinës dërgoi kërkesa të tilla për përfshirjen e tyre në këtë garë prestigjioze nga gadishulli ballkanik, por që një gjë e tillë deri më tani nuk u realizua asnjëherë dhe mbetet të shihet se çfarë përgjigjje do të marrë kësaj radhe klubi bardhekaltërt.

/AsistiOnline.com/

Kërkesa zyrtare e klubit të Prishtinës:

 

 

Komentet janë të mbyllura.