Basketboll

E FUNDIT: RADOVIÇ JEP DORËHEQJE NGA PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i deritanishëm i Sigal Prishtinës, Dragan Radoviç befasisht ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës më të trofeshme në vendin tonë.

Lajmin për dorëheqjen e ‘Prles’ nga Prishtina e ka dhënë vetë faqja zyrtare e kryeqytetasve.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme kundër KB Vëllaznimi, Kryetrajneri Dragan Radovic njoftoi bordin e klubit për dorëheqje nga pozita. Trajnerin Radovic e falënderojmë për angazhimin e deritashëm dhe kontributin e tij në fitoren e kupës së Kosovës dhe i dëshirojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.

Të kujtojmë se Radoviç e mori drejtimin e Sigal Prishtinës rishtazi dhe arriti që të fitojë Kupën e Kosovës për stinorin 2020/21.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.