Basketboll

RIKTHEHEN ETHET E SUPERLIGËS, XHIRO HAPET SOT NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme rikthehet në program, Superliga e Kosovës në Basketboll, pas një pushimi tejet të zgjatur nga ndeshjet e Kupës dhe të Përfaqësueses.

Sigal Prishtina pasi fitoi Kupën e Kosovës, është e motivuar dhe do të përballet sot me Vëllaznimin, skuadër që ka bërë disa ndryshime me synim për të mbijetuar. Prishtinasit kanë 25 pikë, dy më shumë se kuqezinjtë, që ndodhen në vendin e fundit në renditje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 20

E mërkurë

15:00 Prishtina – Vëllaznimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.