Basketboll

PENZA ME FITOREN E KATËRT RRADHAZI

Prishtinë(Asistionline) – KBF Penza e ka arritur edhe fitoren e katërt me radhë në Superligën e Femrave të basketbollit të Kosovës.

Vashat pejane çaste më parë kanë arritur që të mposhtin në shtëpi, Trepçën me rezultat, 77-61.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në fitoren e Penzës sot: Valbona Bytyqi me double-double(21pk, 11krc), Gabirelle Cooper poashtu me double-double(20pk, 19krc), Arbnore Përçuku me 14 pikë dhe Ashlie Howell me 12 sosh.

Te Trepça me lojë të mirë u dalluan, Allison Johnson me 20 pikë e Alma Muzliukaj me double-double(18pk, 11krc).

Edhe pas kësaj fitore, Penza vazhdon të mbetet e 4-ta në tabelë me 24 pikë, 9 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Trepça mbetet e fundit me 16 pikë, 14 humbje e vetëm 1 fitore.

Në xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Prishtinës e Penza e pret Bashkimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.