Basketboll

DUELI I FUNDIT NË GJAKOVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës mbyllet sonte në Gjakovë.

Dueli i fundit i kësaj xhiro do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës. Kuqezinjtë hynë të motivuar pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore dhe 15 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe shtatë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 21

E dielë

19:00 Vëllaznimi – Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.