Basketboll

KBF BASHKIMI ME TRANSFER TË RI, LIRON NGA SKUADRA DAVIDSONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, sonte ka njoftuar për ndryshime të reja në rosterin ekipor.

Nga portokallinjet është larguar basketbollistja e deritanishme amerikane, Lejzae Davidson, ndërsa në vend të saj është transferuar, amerikanja tjetër, Jasmine Brunson.

Brunsone gjatë 173 centimetra dhe luan në pozitën e plejmejkeres, ndërsa së shpejti do ti bashkohet ekipit prizrenas.

Së fundi, Brunson ka qenë pjesë e skuadrës, ”Minnesota Golden Gophers” nga NCAA1, ku ishte kapitene e ekipit dhe luajti me mesatare, 9.8 pikë, 3.0 asiste e 2.6 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.