Basketboll

JAMES DHE DURANT, CAKTOJNË 5-SHET DHE REZERVAT E ALL STAR 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Si kapitenë të ekipeve të All Starit 2021, Lebron James dhe Kevin Durant zgjodhën dje formacionet për ndeshjen më interesante të vitit në NBA.

LeBron zgjodhi, Luka Doncicin, Stephen Curryn, Nikolla Jokicin dhe Giannis Antetokounmpon i cili ishte edhe zgjedhja e tij e parë.

Rezervat e ekipit të LeBronit janë: Damian Lillard, Ben Simmons, Chris Paul, Jaylen Brown, Paul George, Domantas Sabonis dhe Rudy Gobert.

Sa i përket ekipit Durant i cili personalisht nuk do të luaj shkaku i lëndimit, do të jetë së bashku me asin e Brooklyn Nets, shoku i skuadrës Kyrie Irving, Bradley Beal, Joel Embiid, Kawhi Leonard dhe Jayson Tatum do të jenë në pesëshen e parë.

Rezervë janë, James Harden, Devin Booker, Zion Williamson, Zach Lavine, Julius Randle, Nikola Vučević dhe Donovan Mitchell.

Natën midis të dielës dhe të hënës, do të mbahen të gjitha garat e All-Starit 2021, para ndeshjes publiku do të shikojë garën për tre-pikë, garën për shkathtësi, dhe garën e ngulitjeve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.