Basketboll

EFESI FITON DHE FUTET NË TOP-3SHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk dhe evropian, Anadolu Efes e ka arritur një fitore me shumë rëndësi në kuadër të xhiros së radhës në Euroligë.

Në ”Sinan Erdem Dome Arena”, skuadra e drejtuar nga Ergin Ataman ka triumfuar me rezultatin final të takimit, 89-62.

Dy fundorët e ekipit, Shane Larkin me 18 e Vasilije Micic me 17, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e Efesit sonte.

Në anën tjetër te Zalgirisi s’mjaftuan për fitore, Thomas Walkup me 15 pikë e Marius Grigonis me 14 sosh.

Pas këtij triumfi, Efesi gjendet i 3-ti në renditjen e Euroligës me 18 fitore e 10 humbje. Ndërsa, Zalgirisi i 9-ti me 15 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.