Basketboll

LOCI TREGON VERSIONIN E TIJ PËR LARGIMIN NGA RAHOVECI

Prishtinë(AsistiOnline) – Tekniku pejan, Bujar Loci javë më parë ndau rrugët me skuadrën e Rahovecit me të cilët ishte shpallur kampion vjeshtor dhe të njëjtit kohë më pas e zgjodhën trajnerin e ri që po ju  prinë aktualisht ‘vreshtarëve’.

Pikërisht Loci ishte i ftuar në ASISTIN 442, që u transmetua gjatë ditës së djeshme ku foli edhe për largimin nga skuadra e Rahovecit, për të cilin tha se kishte marrë vendim personal për tu larguar e jo shkarkim ashtu siç flitej.

Unë jam larguar nga skuadra e Rahovecit me vetdëshirë, gjatë kohës sa isha në ekip, pësova një aksident me veturë dhe në atë gjendje që isha mendova se më mirë do të ishte që të liroj rrugë dhe ju thash drejtuesve të ekipit që në pushim të Superligës derisa po luante Përfaqësuesja të gjenin një trajner të ri, për çka edhe i falenderoj që më kuptuan, përkundër largimit tim ata i kam miqë shumë të mirë dhe njejtë vazhdon të mbetet edhe tash”, tha Loci në Asist.

Në fakt skuadra e Rahovecit në njoftimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Loci e kishte cilësuar si shkarkim në mënyrë indirekte këtë largim.

Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit të mbajtur pas zhvillimit të FINAL 8 ka analizuar rrjedhën e kampionatit dhe pozicionin aktual të skuadrës sonë në këtë fazë të garave edhe në Superligë. Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve për gjetjen e një rrugëdalje nga këto rezultate, në marrëveshje edhe me trajnerin Bujar Loci, ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimin me këtë të fundit. Bordi ka vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim”, ishte thënë në njoftimin zyrtar të datës, 08 të muajit shkurt të po këtij viti të lëshuar nga skuadra e Rahovecit.

Të kujtojmë se ‘vreshtarët’, aktualisht po drejtohen nga tekniku grek, Fotis Takianos.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.