Basketboll

KASTRIOTI FITON DERBIN E MBIJETESËS NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Kastrioti e ka fituar derbin e mbijetesës në Superligën e Femrave ndaj Trepçës.

Vashat ferizajase kanë arritur që të mposhtin Trepçën në Mitrovicë me rezultat, 57-71.

Tri basketbolliste arritën double-double në këtë fitore të Kastriotit sot: Andrea Iavarone(27pk, 24krc), Agnesa Rrahmani (24pk, 11krc, 8ast) e Anita Grainca (12pk, 16krc).

Te Trepça s’mjaftuan për fitore: Allison Johnson me 23 pikë e Sihana Ramoja me double-double(12pk, 10krc).

Me këtë humbje, Trepça pothuajse bie në Ligën e parë, ndërsa Kastrioti është afër sigurimit të mbetjes në elitë edhe për një stinor.

Në xhiron e ardhshme, Kastrioti e pret Bashkimin e Trepça luan ndaj Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.