Basketboll

DOHA E KATARIT MIKËPRITËSE E TURNEUT TË PARË BOTËROR 3×3 PËR VITIN 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Në Doha të Katarit do të mbahet turneu i parë Botëror i basketbollit apo thënë ndryshe Streetball 3×3, për vitin 2021.
 
14 ekipet e renditura më lartë në renditjen e FIBA 3×3 në botë do të fillojnë hapjen e sezonit të Turneut Botëror në një fushë të përgatitur enkas në Doha të Katarit, vendi ky i disa momenteve të famshme të 3x3shit ndër vite.
 
Në këtë turne botëror të 3×3, do të marrin pjesë 14 skuadra nga vende të ndryshme të botës e më së shumti do të ketë nga shteti i Serbisë, gjithsejt 3 ekipe.
 
Skuadrat do të jenë të ndara në 4 grupe dhe turneu do të luhet për dy ditë me rradhë me datat 26 dhe 27 mars.
 
Në këtë turne kanë arritur të kyçen, 10 ekipet më mirë të ranguara në FIBA 3×3, tri skuadra kanë arritur këtu me kualifikime, ndërsa një ekip është kualifikuar nga nikoqirët e ngjarjes.
 
Ekipet fillimisht do të luajnë në grupe, ku nga të gjitha grupet, 2 nga ekipet më të mira kalojnë në çerekfinale dhe tutje me eliminim direkt.
 
Përballja kryesore e ditës së parë, shihet përplasja mes Novi Sad-it të ri dhe UB-it dy skuadra nga Serbia, por që shkojnë në Katar me qëllimin e vetëm, fitimin e këtij turneu.
 
Përballje interesante shihen edhe ajo mes dy skuadrave amerikane: NY Harlem vs Princeton, mes skuadrave letoneze dhe holandeze: Riga vs Amsterdam, si dhe mes skuadrave serbe dhe lituaneze, Liman vs Sakiai Gulbele.
 
Të kujtojmë se fituese e fundit e këtij turneu prestigjioz të 3×3 në vitin 2020, ishte skuadra, ”Riga” nga Letonia falë një ”Buzzer Beater” nga lojtari i tyre, Karlis Lasmanis.
 
Ky do të jetë viti i tretë radhazi që ky Turneu Botëror do të luhet në Doha, Katar.
 
Platforma më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë, Artmotion do të transmetojë 1/2 e këtyre ndeshjeve, finalet, ngulitjet dhe finalen e madhe që zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
 
/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.