Basketboll

RAHOVECI PËR TË VAZHDUAR SERINË, BASHKIMI SYNON KËNDELLJEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshje interesante në ditën e parë të xhiros së 26-të, pritet të zhvillohet edhe në ”Mizahir Isma” të Rahovecit.

Rahoveci pas fitores në derbi ndaj Ponte Prizrenit, tash do të përballet me Bashkimin që ka grumbulluar 36 pikë dhe nuk është në një pozitë të dëshirueshme.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 26

E shtunë

19:00 Rahoveci – Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.